Politikë

Sërish nuk ka liri për Berishën! Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit dhe Jamarbër Malltezit

Shkruar nga Liberale

Sërish nuk ka liri për Berishën! Gjykata rrëzon

Për ish-kryeministri Sali Berisha GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie". 

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për ish kryeministrin, si dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ky vendim u mor këtë të martë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimi i Apelit të Posaçëm.

Kujtojmë se Sali Berisha është person nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani”, për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpiak", por edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ndodhet me arrest shtëpie, i akuzuar po aahtu për privatizimin e "Partizanit."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH