Politikë

Sekuestrimi i telefonit, Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Liberale

Sekuestrimi i telefonit, Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar kthimin e telefonit të sekuestruar pak kohë më parë nga SPAK-u.

Apeli i Gjykatës së Posaçme e hodhi poshtë kërkesën e saj në seancën e 4 janarit.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Ilir Panda. Kujtojmë se telefoni i është sekuestruar Kryemadhit nga SPAK-u, lidhur me hetimin për lobimin e LSI-së në SHBA.

Prokuroria e Posaçme pretendon se telefoni i Kryemadhit është provë e vlefshme për hetimet që po zhvillohen ndaj ish-kryetares së PL.

Hetimet e SPAK, nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin Donald Trump.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH