Politikë

Sekretari i Jashtëm britanik nesër vizitë në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn, zbardhet agjenda

Shkruar nga Liberale

Sekretari i Jashtëm britanik nesër vizitë në Tiranë,

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tanimë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme. 

Bëhet me dije se Cameron fillimisht do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku ndër të tjera do të diskutojnë për çështjen e emihrantëve të paligjshëm. 

Pas takimit, mësohet se Rama dhe sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të takohet më pas me Presidentin Bajram Begaj në orën 14:30.

Politikani britanik gjithashtu do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH