Politikë

Samiti i Paqes për Ukrainën, presidenti Begaj niset drejt Zvicrës

Shkruar nga Liberale

Samiti i Paqes për Ukrainën, presidenti Begaj niset drejt Zvicrës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 Qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Bëhet me dije se samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH