Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama mirëpret të ftuarit në Pallatin e Kongreseve 

Shkruar nga Liberale

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama mirëpret të ftuarit

Tirana po mirëpret sot samitin e radhës, atë të BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Ri të Rritjes.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 09:30 ka nisur pritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

E para që mbërriti në tapetin e kuq ishte Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal.

Theksojmë se ky plan i Bashkimit Evropian synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave dhe kryerjen e investimeve që çojnë përpara procesin e zgjerimit të BE me këto vende.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH