Edhe pse deputeti Ervin Salianji ndodhet në burg, duket se miqtë dhe të afërmit po kujdesen që llogaritë e tij në rrjetet sociale të jenë aktive.
Në llogarinë personale në Facebook është publikuar një foto e tij nga koha kur bënte denoncime për atë që ai e quante “Republikë e Narkotrafikut”. Në postim thuhet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, teksa bën thirrje për reagim nga qytetarët si dhe për pjesëmarrje në protestat që do organizohen nga opozita.
“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, thuhet në postim.