Politikë

Salianji letër nga burgu: Një përgjigje e detyruar për gojëpërdalin e Surrelit!

Shkruar nga Liberale

Salianji letër nga burgu: Një përgjigje e detyruar për

Ervin Salianji ka reaguar sërish ditën e some përmes një letre të bërë publike ku shkruan se ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, ‘gojëpërdali i Surrelit’ gjen kohë të merret me një çeshtje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar!

“Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike”-shkruan Salianji.

Salianji thekson se në një vend si i yni që digjet nga padrejtësia të proklamosh se denoncimi qenka problemi më i madh dhe ndëshkimi i atij që denoncon lajmi më i mirë, përveç defiçitit human, tregon dhe semundje patologjike tiranucësh!

Kthehemi tek dënimi im që ma ka paracaktuar Rama! Ky dënim i manipuluar me taktika të korruptuara policore dhe gjyqësore, me praktike inkuizitore tiranike, është po aq një trill medioker!

Kam bërë denoncim publik dhe jo kallezim, njësoj siç ti shprehesh! Denoncimi im u faktua brenda 12 oresh. Trafikanti ndërkombëtar i drogës i dënuar me 7.4 vite burg, i kapur në një operacion të DEA Amerikane në Itali, u dorëzua të kryente dënimin, të cilit i shmangej prej më shumë se 16 vitesh, duke jetuar i lirë në Shqipëri. Jo vetëm i lirē, por në kulmin e aktivitetit në kohen kur Shqipëria nën bekimin tënd u mbulua me hashash.

Policia dhe prokuroria jote, zoti gojëpërdale, e la të lirë të ikte ne Itali të bente burgun e vjetër që ti shmangej dënimit të ri për trafik në Shqipëri, gjë që do nxirrte tabulatet dhe komunikimet me ministrin tënd të Brendshëm dhe lehtesitë që i ofronte ai! Dënimi im me burg për kallëzim, pa bërë kallëzim, është i pari i llojit të tij në botë”, shprehet Salianji.

Ndërkohë që jeta e qytetarëve është gjymtuar trishtueshëm nga varfëria e pamundësia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojshëm, ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, gojëpërdali i Surrelit gjen kohë të merret me një çeshtje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar!

Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e debimit dhe arsyetimin e dikton ai. E kuptoj që i dhemb shumë kur i prek krimin dhe grupet kriminale të lidhura me të, e kuptueshme është që një politikan që urrehet në masë do kërkojë që me mesazhe mafioze të përhapë panik e frikë, por puna e do që të jesh dhe pak bindës e i besueshëm. Dhe keshtu nuk behesh kur thua se denoncimi qenka krim dhe jo trafiku i drogës, korrupsioni apo vrasjet!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH