Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi sot vendimin që dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.
Në bazë të këtij vendimi ai humbi mandatin e deputetit, ndërsa sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën 5 vite
Gazetari Ardit Hoxha tha për Euronews Albania se pas Salianjit, në bazë të listës së PD në zgjedhjet e fundit, Andrea Mano mund të jetë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
“Krijohet një vakancë në Parlament, vakancë që sipas votës së marrë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Korçë, aty ku Salianji ka qenë fitues, pritet që mandati i tij ti kalojë Andrea Manos i cili u rendit i shtati në bazë të votës preferenciale. Kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, pasi fillimisht duhet të shpallet vakanca”,-tha gazetari Hoxha.