Politikë

Salianji do të arrestohet apo vetëdorëzohet? Sot pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për deputetin

Shkruar nga Liberale

Salianji do të arrestohet apo vetëdorëzohet? Sot pritet

Ditën e sotme pritet ekzekutimi i vendimit për deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili një ditë më parë, u dënua me një vit burg me vendim të formës së prerë.

Burime për mediet bëjnë me dije se ekziston mundësia që Salianji të dorëzohet vullnetarisht, pa pasur nevojë për t’u shoqëruar nga forcat policore.

Gjykata e Apelit vendosi një ditë më parë të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat e cilësoi vendimin e gjykatës si politik dhe tha se do ta vazhdojë betejën nga qelitë e burgut.

Pas këtij vendimi, Salianji humbet mandatin e deputetit, dhe referuar ligjit të dekriminalizimit, nuk ka më të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH