Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Apeli i GJKKO-së.
Berisha, është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.
Ndërkohë, mbështetësit e tij vazhdojnë të kundërshtojnë masat e marra ndaj Berishës, përfshirë kërkesën e SPAK-ut për rikthimin e "arrestit shtëpiak".