Politikë

Rrugët e Hamburgut vishen kuq e zi, Rama ndan VIDEO: Shqiptarët po e luajnë mrekullisht lojtarin e 12-të të Kombëtares!

Shkruar nga Liberale

Rrugët e Hamburgut vishen kuq e zi, Rama ndan VIDEO: Shqiptarët po e

Tifozat kuqezi kanë pushtuar rrugët e Hamburgut para ndeshjes me Kroacinë, e cila do të luhet sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga rrugët e Hamburgut, të cilat janë të veshura me ngjyrat kuq e zi, duke mbështetur Kombëtaren.

"Hamburgu kuqezi
Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike."-  ka shkruar Rama krahas videos së shpërndarë në Facebook. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH