Politikë

Rrëfimi i fortë i Spartak Ngjelës: Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova, më thanë se po të shkoja do më vrisnin

Shkruar nga Liberale

Rrëfimi i fortë i Spartak Ngjelës: Enver Hoxha më thirri, u

Spartak Ngjela ka rrëfyer sonte në Top Story, se Enver Hoxha i kishte kërkuar që ta takonte, por ai nuk ka pranuar që të shkojë.

Ngjela thotë se dy ekspertë të lartë, i patën thënë se nëse do të shkonte, diktatori do ta vriste.

“Një dorë më ka mbrojtur. Nuk ma ha mendja se Zoti është infermier ose avokat…. sipas meje është ngarkesë universale, nuk mund të merret me individin. Ai ishte një regjim diabolik, me intriga, sigurim… mua më ndiqnin tre herë në ditë. Ku ishte kënaqësia ime? Nuk ishte problemi se isha trim, por kisha mbrojtje nga familja.

Këta kalecët vinin pas meje dhe unë tallesha me ta. Familja ime e konsideronte si zhvillim timin individual. ‘Je i lirë, por përgjegjësinë e mban vetë’. Kështu jam akoma. Nëse arrin dhe krijon filozofinë tënde të brendshme, nuk e shkel më.

Enver Hoxha më kërkoi dhe jam penduar që nuk i vajta. Blloku ishte dhe në plazhin e Durrësit, dhe anash shpive ishte një rrugë e ngushtë që kalonte afër banesës së Hoxhës. Unë po kaloja andej, ai ishte në ballkon. U ngrit dhe ma bënte me dorë.. Jam penduar që nuk kam shkuar.

Dy ekspertë që kam pyetur, ‘jo’ më thanë, ‘do të të vriste’. Mund të ishte dhe ajo që thonë ata, por nuk mendoj.

Çfarë do i thoja Hoxhës po ta takoja? E kam imagjinuar një orë pasi ika në shtëpi… Do t’i thoja që ky regjim është kështu, kështu. Do ia thoja të gjitha. Prandaj nuk shkova. Inkoshienti mua më tha mos shko, në funksion të jetës”, tha Ngjela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH