Politikë

Robert Rakipllari ‘skanon’ drejtuesit politikë të PS-së dhe PD-së: Palët kanë strategji krejt të ndryshme

Shkruar nga Liberale
Robert Rakipllari ‘skanon’ drejtuesit politikë të

Drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari analizoi listat e drejtuesve të qarqeve për dy partitë kryesore.

Për listën e PS-së, Rakipllari tha se kryesocialisti Edi Rama luajti me “kartën” e pushtetit, duke vënë drejtues kryetarë bashkie ose ministra.
Për listën e PD, Rakipllari u shpreh se është ‘pozitive dhe përfaqësuese’. Agron Gjekmarkaj i ftuar në të njëjtën studio gjatë debatit në TCH u shpreh se ‘simbolika’ e PS-ë është se të gjithë janë klientë të SPAK-ut.

Rakipllari: Palët kanë shpallur drejtuesit e qarqeve që do drejtojnë “ushtrinë”. Të dyja palët kanë strategji krejt të ndryshme. PS është në kërkim të mandatit të katërt dhe ekipin e ka ndërtuar  mbi personazhe që kanë pushtetin lokal, kryesisht kryetarët e bashkive. Personazhe që kanë fuqi si ministra Balluku, Mazniku, Spiropali. Njerëz me portofole të rëndësishme. Risia është që janë vendosur disa kryetar bashkie në krye të qarqeve që do mbledhin vota por vetë nuk do jenë deputetë.

Gjekmarkaj: Nëse e shikon me vëmendje, kjo skuadër ka një simbolikë të veccantë. Të gjithë janë klientë të spakut, janë me vënë me poste politike, të marrim pushtetin që të mos përfundojmë.

Rakipllari: Logjika është kjo, janë vendosur personazhe me pushtet, rezultati do përcaktojë karrierën e tyre të mëtejshme. Bëj vota, pastaj merr pushtetin. Lista e PD është me logjikë tjetër. Berisha e ka arritur objektivin e tij politik. Përfaqeson idenë për të krijuar një skuadër që mund të japë shpresë. 5 janë ata që kanë ardhur dhe janë bashkuar me PD, është listë kompromisi. Është një listë e cila nga kjo pikëpamje e objektivit politik, është listë pozitive dhe përfaqësuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH