Politikë

Rithemelimi vijon kaosin në Kuvend, Felaj: Sjellja juaj duhet të ndryshonte për 7 dhe 8 Marsin!

Shkruar nga Liberale

Rithemelimi vijon kaosin në Kuvend, Felaj: Sjellja juaj duhet të

Ka nisur sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Foltorja prej disa muajsh vijon me skenarin e saj të bllokimit të punimeve normale të Kuvendit.

Grupi i Rithemelimit edhe sot ka vijuar me skenarin e bllokimit të seancës, duke krijuar kaos dhe zhurmë. Ndërkohë mazhoranca sot pritet të miratojë ligjin për investimet strategjike.

Megjithatë deputetët e Foltores nuk kanë hequr dorë nga zhurmuesit, ndërsa socialistët zgjedhin që seancën ta mbyllin pa diskutimeve në një situatë të tillë kaosi.

Nënkryetarja Ermonela Felaj u ka kërkuar deputetëve që të ndryshojnë sjelljen në respekt të festës së Mësuesit sot dhe të Gruas nesër.

‘Në emër të Kuvendit uronim të gjithë mësuesit edukatorët dhe pedagogët. Shqiptarët nuk kanë në axhendë atë që ne kemi në axhendë por dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot do të duhet të ndryshonte në varësi të dy ditëve të rëndësishëm siç është festa e Mësuesit dhe e Gruas.’- tha Felaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH