Politikë

Rithemelimi protestë para Kryeministrisë, mbi 1 mijë forca policore, FNSH dhe RENEA në gatishmëri, rrugët e bllokuara

Shkruar nga Liberale

Rithemelimi protestë para Kryeministrisë, mbi 1 mijë forca

Rithemelimi ka thirrur sot protestë  para kryeministrisë në orën 17:00 dhe mbi 1 mijë forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Gjithashtu do të jenë në gatishmëri të plotë edhe forcat RENEA, do të jenë në dispozicion autobotë me ujë në rast se do të ketë incidente.

Bëhet me dije se disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj, konkretisht: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH