Politikë

Rithemelimi dhe partia e Metës, në protestë: Veliaj Ik!

Shkruar nga Liberale

Rithemelimi dhe partia e Metës, në protestë: Veliaj Ik!

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit dhe opozita shqiptare kanë organizuar një protestë para Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të disa zyrtarëve të këtij institucioni, ku SPAK i akuzoi për abuzim me tenderat.

Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë Tiranë, kërkuan sot dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimeve të zyrtarëve të kësaj bashkie.

Qytetarët në shenjë revolte kanë gjuajtur me vezë në drejtim të bashkisë.

Policia ka vendosur një perimetër sigurie rreth Bashkisë Tiranë, në mënyrë që tubimi i qytetarëve të vijojë pa incidente.

Pjesë e protestës janë bërë edhe politikanë të opozitës, si Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu, Belind Këlliçi etj.

Edhe Flamur Noka e cilësoi kryebashkiakun Veliaj si “simboli të babëzisë dhe kreun e Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”.

Protestës iu bashkua 60 minuta më pas edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili tha se Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar.

Në Tiranë dhjetëra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. Opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve. Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle. I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj”, tha Meta

Protesta vjen pa arrestimit të 3 ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve, për abuzim me tendera duke favorizuar kompaninë “5D” që vetë drejtonin. Gjithashtu 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

SPAK pretendon se pronarë indirekt të kësaj kompanie janë dy ish- drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato dhe kjo kompani rezulton të ketë fituar miliona lekë në tenderat nga institucionet që vetë drejtonin.

Rithemelimi dhe partia e Metës, në protestë: Veliaj Ik!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH