Politikë

Rezultatet e konventës/ Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho bëhet zv. Presidente

Shkruar nga Liberale

Rezultatet e konventës/ Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së

Nga zgjedhjet sot në Konventën e Partisë së Lirisë, votuesit i besuan Ilir Metës postin e presidentit të Partisë së Lirisë. Meta ishte në garë me Faik Bashën.

Ai fitoi me 690 vota pro, Faika Basha mori vetëm 27 vota. Ndërkohë Ersia Xhixho u zgjodh zv. Presidente e Partisë së Lirisë. Xhixho mori 680 vota pro.

Për të larguar bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të partisë Ilir Meta miratoi ndryshimet në statut duke i dhënë fund nepotizmit. Këtë vendim e arsyeton me pengmarrjen, por pa e sqaruar kush ka marrë peng kë. 

Vetë Monika Kryemadhi, e cila mbërriti në Konventë me dy të besuarit e saj, por të akuzuar nga kreu i partisë shprehu keqardhjen për vendimin e Metës, por përjashtoi fraksionin duke kthyer në vëmendje familjen dhe surprizat

Ilir Meta premtoi se do të jetë Partia e Lirisë e rithemeluar që do të largojë nga qeveria Edi Ramën. Të tijëve në konventën kombëtare u tha se tradhtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar.

Me mbylljen e  konventës kombëtare, votimit të statutit të ri Partia e Lirisë nuk do të ketë më kryetar por president.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH