Politikë

Rezoluta anti-korrupsion/ Deklarata e Bashës: Komplot i pisët! PD do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK

Shkruar nga Liberale

Rezoluta anti-korrupsion/ Deklarata e Bashës: Komplot i pisët! PD do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat para fillimit të seancës plenare.

Kryedemokrati u shpreh se PD e ka hedhur votën pro në luftën kundër korrupsionit dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK.

“Kjo qeveria ka 11 vite që qeveris ka rekordet më të larta në korrupsion. Qëndrimet e PD-së janë të qarta, në luftën kundër korrupsionit kemi hedhur votën pro. Por PD as nuk do të ngrejë kartonat, as nuk do të bëhet pjesë, e as nuk do të mbështesë, dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK, i vetmi institucion që do të kryesor që po arrin të godasë korrupsionin qeveritar.

Ky është një akt elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot i pisët kundër SPAK në rastin më të keq”.- u shpreh Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH