Politikë

'Revolta' e Erion Braçes: Nuk e di se ku do ta shohim Europianin

Shkruar nga Liberale
'Revolta' e Erion Braçes: Nuk e di se ku do ta shohim

Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ështëshfaqur i irrituar sa i përket transmetimit të Kampionatit Europian në Shqipëri. Ai pyet publikun se ku do ta shohim Kombëtaren?

POSTIMI

DINI GJE KU DO E SHOHIM-NE TELEVIZION,

EVROPIANIN E FUTBOLLIT?

PO SHQIPERINE-KOMBETAREN TONE NE EVROPIAN,

DINI GJE KU DO E SHOHIN-NE TELEVIZION?

Pas 2 muajsh e pak, EVROPIANI NIS;

Por per te drejten televizive-pra ku do e shohim,

NUK DI GJE KUSH!

Shikoni;

TE DREJTEN TELEVIZIVE TE EVROPIANIT e ka UEFA; kush e bleu per Shqiperine-kompani, televizion, kush e ka tani-kompani, televizion, sa ju kushtoi qe te kuptojme sa do na kushtoje, KU DO E SHOHIM?!

TRANSPARENCA-kur eshte, largon bezdisjen, abuzimin, kostot shtese;

Ne kemi nje zv PRESIDENT TE UEFA SHQIPTAR, po ai eshte i rende-ekskluziv si udheheqes e si biznesmen, e veshtire te flasesh me te por ai mund te na hedhe drite fiks si udheheqes evropian i futbollit; kemi dhe AMA, nje institucion rregullator ne tregun e transmetimeve audiovizive qe mund te bej transparence; kemi dhe nje autoritet Konkurrence qe duhet te vigjiloje monopolin dhe abuzimin me te drejten monopol ne kete treg; kemi dhe TATIME qe duhet te garantojne nga pikpamja fiskale ligjshmerine ne te gjitha keto hallka te tregtimit te se drejtes televizive dhe produktit final tek ne;

TE GJITHE E TE GJITHA KETO INSTITUCIONE, DUHET TE NA MBROJNE NE, KONSUMATORIN, SHIKUESIN, TIFOZIN E FUTBOLLIT, SHQIPERISE NE EVROPIAN!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH