Politikë

Revista italiane e shpall Shqipërinë “të pushtuar” nga Italia: Giorgia Meloni, Mbretëresha e re!

Shkruar nga Liberale

Revista italiane e shpall Shqipërinë “të pushtuar”

E përjavshmja e majtë “L’Espresso” njihet për koperinat e saj provokuese.

Javën e fundit protagoniste e faqes së parë ishte Giorgia Meloni, që përshkruhet si mbretëresha e re e Shqipërisë falë ekseritoritialitetit që i ka dhuruar Edi Rama Italisë në tokën tonë, për të vendosur kampet e pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Brenda tyre do të veprojnë ligjet italiane dhe policia shqiptare do të ketë juridiksion vetëm jashtë telave me gjemba të kampeve.

Po ashtu revista italiane ka guxuar dhe në titull e ka quajtur, kryeministren italiane Meloni si ‘mbretëresha e Shqipërisë’. Sipas medias, ky titull i është vendosur Melonit për shkak të marrëveshjes që bëri me kryeministrin Edi Rama për qendrat e emigrantëve që pritet të hapen në Gjadër dhe Shëngjin.

Qendrat e emigrantëve në Ballkan janë të nevojshme për fushatën zgjedhore evropiane të Melonit. Pra, qeveria dëshiron të ecë përpara pavarësisht shpenzimeve: kostoja do të arrijë në një miliard, me procedura të veçanta. Paratë do tw jepen pwr shëndetësinw, arsimin, kulturwn dhe transportin.

Madje ka edhe rekurs për “Pnrr” që nuk ka të bëjë fare me këtë çështje. Bëhet fjalë pikërisht për fushatën elektorale shqiptare që shkruan Carlo Tecce në kopertinën e revistws sw përjavshm italiane “L’Espresso”.

Revista italiane e shpall Shqipërinë “të pushtuar”

“Në muajt e fundit, Kryeministrja ka folur vazhdimisht për “mbrojtjen e kufirit” për të ngadalësuar “pushtimin” e emigrantëve që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Numrat, megjithatë, tregojnë një histori shumë të ndryshme. Asnjë pushtim, asnjë sulm ndaj Italisë”, shpjegon Bianca Senatore. Ndërsa Bruno Manfellotto  analizon paqartësinë politike të Melonit, mes puthjeve dhe përqafimeve me të mëdhenjtë e Tokës. Dhe regjisori Enrico Bellavia, në editorial, kujton sesi konsensusi është shteruar nga frika e shkaktuar.  “Ne gjithmonë e nisim duke ngritur një alarm, pavarësisht nëse është i vërtetë apo i supozuar – dhe “pushtimi” i emigrantëve i bindet kategorisë së dytë – për të përfunduar me një zgjidhje muskulare si dekreti Cutro. Nëpërmjet një vetë-konsumimi bulimik të burimeve, të diktuar nga një axhendë indiferente ndaj urgjencave të vendit”.

 “Lulëzimi i Forza Italia, përtej çdo parashikimi të arsyeshëm pas vdekjes së themeluesit dhe udhëheqësit absolut të saj, duhet të llogaritet ndër fenomenet paranormale të këtij viti 2024: nëse vazhdon me këtë ritëm do të përfundojë që edhe Antonio Tajani, në njëfarë mënyre nuk e pamë të vinte”, shkruan Susanna Turco në artikullin që hap  të përjavshmen e majtë “L’Espresso”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH