Politikë

Refuzohet kërkesa për interpelancë me Ramën/ Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk i pranoni? E ke bërë traditë ti të shkelësh...

Shkruar nga Liberale

Refuzohet kërkesa për interpelancë me Ramën/ Bardhi debat me

Partia Demokratike dorëzoi një ditë më parë një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkesë kjo e cila nuk është votuar sot në senacë plenare.

Kreu i Grupit parlamentar, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkel Kushtetutën, pasi çdo kërkesë e opozitës për interpelancë me kreun e shtetit, refuzohet vazhdimisht.

"Po ta shihni gjatë të gjithë kësaj periudhe, sa herë deputetet për shkak të një vendimi të një frikacaku që flet vetëm me veten por s’ka guxim të vijë e të përballet me opozitën, ju refuzoni çdo interpelancë me kryeministrit. Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit. Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani keni bërë traditë në mënyrë arbitrare e kundraligjshme të refuzoni çdo kërkesë për interpelancë. Asnjë kërkesë për informacion."- u shpreh Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH