Politikë

REAGIMI i ish-kryebashkiakes që e dënuan me 1 vit burg për 360 mijë lekë të vjetra, nën akuzë për korrupsion!

Shkruar nga Liberale

REAGIMI i ish-kryebashkiakes që e dënuan me 1 vit burg për 360

Ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, u dënua nga GJKKO me 1 vit burg pasi SPAK ngriti ndaj saj akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjithçka nisi nga një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës dhe se ata nuk ishin dëmshpërblyer. Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin. SPAK dhe GJKKO gjetën fajtore ish-kryebashkiaken.

Dy ditë pas vendimit të GJKKO, ish-kryebashkiakja Luiza Mandi ka reaguar duke sqaruar të vërtetën e projektit dhe shkeljet e saj të gjetura nga Gjykata në dëm të pronarëve të truallit ku ka kaluar rruga.

Reagimi i ish-kryebashkiakes Luiza Mandi:

Të dashur miq e bashkëqytetarë te mi!

Jam njohur nga media për vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku akuzohem për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një padi të ngritur kundër meje nga një pronar toke në qytetin e Libohovës.

Nëpërmjet këtij postimi nuk dua të kundërshtoj apo të komentoj vendimin e kësaj gjykate, por si e votuara juaj për dy mandate, kam detyrimin që të ndaj me ju, si para Zotit, të vërtetën e këtij sulmi nga njerëz që duan të njollosin emrin tim. Para jush unë do të jap llogari, njësoj sikur të isha në detyrë.

Gjatë zbatimit të projektit për restaurimin e qendrës së qytetit Libohovë, në vitin 2016, lindi nevoja për zgjerimin e rrugës dytësore, bypass-it të qytetit. Zgjerimi do të “cënonte” edhe pronën në bashkëpronesi nga 10 pronarë, ku vetëm 15.8 metra katror i takonin paditësit.

Duke qenë një sipërfaqe kaq e vogël, asnjëri nga bashkëpronarët, perfshi edhe paditësin, nuk kërkuan asnjë dëmshpërblim për këtë, por vetëm disa punime sistemimi në bahçen e shtëpisë së tyre, të cilat ju plotësuan.

Punimet për sistemimin e rrugës zgjatën disa muaj, por në asnjë rast, bashkëpronarët apo paditësi, nuk kanë patur asnjë ankesë për zaptim prone, në Bashkinë Libohovë apo në ndonjë instutucion tjetër lokal. Vlera totale e pronës, sipas vlerësimit, qenkërka 3 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra) dhe vlera që paditësit “i takon” është 360 mijë lekë (të vjetra).

Të dashur bashkëqytetarë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për këtë “dëm” që i kam shkaktuar këtij qytetari, e ka klasifikuar “shpërdorim detyre” dhe kërkon të më dënojë me 8 muaj heqje lirie!

Ndihem krenare për punët e mira që kam bërë gjatë ushtrimit të detyrës sime si kryetare e bashkisë, por këtë krenari dhe emrin tim që dikush është i intresuar për ta goditur dhe njollosur, do ta ruaj me të gjitha mjetet ligjore, në çdo shkallë të gjyqësorit!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH