Politikë

Rama vizitë në Turqi, nënshkruan marrëveshjet me presidentin turk

Shkruar nga Liberale

Rama vizitë në Turqi, nënshkruan marrëveshjet me presidentin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ku në bashkëpunim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ka firmosur disa marrëveshje bashkëpunimi nga ajo mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke, marrëveshja për bashkëpunimin për turizmin deri te marrëveshja për menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Këto marrëveshje janë firmosur nga ministrat përkatës:

-Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit.

-Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

-Projektmarrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana

-Projektmarrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

-Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medies dhe Komunikimit.

-Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH