Qeveria Rama synon që të rikthejë emigantët në atdhe, për të investuar dhe punuar në vendin e tyre.
Për këtë qëllim, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama tha se duke filluar nga muaji janar i vitit 2025 do të shpaloset një dritare online për të gjithë shqiptarët të cilët punojnë jashtë vendit.
Në këtë hapësirë, shqiptarët që do të duan të kthehen në atdhe do të gjejnë pozicionet e lira të punës, pagat si dhe sigurimet.
“E dhëna inkurajuese është që ka një rritje të interesit për shkollat profesionale dhe ka një rritje të interesit të punëkërkuesve për trajnime profesionale. Së shpejti, në muaji ne parë të vitit të ardhshëm ne do të publikojmë edhe një faqe të re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit duke filluar nga Greqia dhe Italia ku do të kenë të gjitha ofertat e punës në Shqipëri, në sektorët e turizmit dhe ndërtimit.
Janë dy sektorë ku e them me plotgojë këtu dhe mund të bëj debat me këdo me fakte dhe shifra që kush punon në ndërtim në Greqi dhe vjen të punojë në ndërtim këtu në fund të muajit do të ketë më shumë të ardhura këtu se në Greqi. Kjo faqe do të jetë në dispozion të gjithë operatorëve të turizmit të gjithë kompanive të ndërtimit, qoftë infrastruktura publike, qoftë dhe ndërtimeve private, me vende pune me kontrata pune me pagat me sigurimet me të gjitha”, tha Rama.