Politikë

Rama thirri qeverinë në Shëngjin, mbërrijnë ministrat dhe zyrtarët e tjerë

Shkruar nga Liberale

Rama thirri qeverinë në Shëngjin, mbërrijnë ministrat

Këtë të martë Shëngjin do të mbahet mbledhja e qeverisë, ku do të diskutohen objektivat për vitin e ri 2024.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ministrat dhe zyrtarë të tjerë kanë mbërritur në Shëngjin, ku do të jenë pjesë e diskutimeve.

Mbledhja pritet të fillojë me fjalën e kryeministrit Rama, e cila do të pasohet nga sekretari i përgjithshëm i PS dhe kreu i grupit parlamentar.

Ndërsa ditën e nesërme pritet të mbahet një mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar.

Një ditë para kësaj mbledhjeje u bënë ndryshime të rëndësishme në qeveri. Rama propozoi Bledi Gonxhen ministër te Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ministri të cilat më parë drejtoheshin respektivisht nga Ervin Mete dhe Elva Margariti. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH