Politikë

Rama takim me ambasadorin britanik, zbardhet se çfarë u diskutua

Shkruar nga Liberale

Rama takim me ambasadorin britanik, zbardhet se çfarë u

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith. 

Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti i palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

"Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të theksuar partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes.", ka shkruar ambasada e Britanisë së Madhe. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH