Politikë

Rama sot në Bruksel, takime me Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen

Shkruar nga Liberale

Rama sot në Bruksel, takime me Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës së tij në Dubai, ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 14.00 dhe më pas kryeministri do të takohet me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Mësohet se temë e diskutimit pritet të jete dhe ecuria e Shqipërisë në Integrimit Europian, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.

Theksojmë se këto takime vijnë dy javë para samitit për Ukrainën që do të mbahet më 28 Shkurt në Tiranë, si dhe para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH