Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me një shkrim të ‘La Repubblica,’ ku shkruhej se kreu i qeverisë shqiptare ka ‘shitur Melonin dhe se marrëveshja me Italinë do të ishte një dështim.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë”.
Kreu i qeverisë shqiptare i referohet titujve në mediat italiane, që siç shkruan ai, kanë cituar jo drejt përgjigjet e tij në këtë intervistë.
“Jo, ndryshova mendje dhe dhashë një intervistë. Kam vepruar si një shqiptar që praktikon fenë tonë të lashtë të mikpritjes – shtëpinë e shqiptarit dhe të Zotit dhe të mysafirit – duke u ofruar kafe miqve të dashur që erdhën nga Italia në Tiranë.
Biseduam për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i japë fund me shumë sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike.
Por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë një dështim” ose “do të donim D’Alema” nën titullin ” Rama hedh Melonin” në të cilin nuk e njoh fare veten.”- shprehet Rama, ndërsa shton se marrëveshjen me Italinë për emigrantët do e bënte sikur 100 herë të kthehej pas."- ka thënë Rama.