Politikë

Rama për rrugën Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri: Afron më shumë dy vendet tona fizikisht dhe ekonomikisht

Shkruar nga Liberale

Rama për rrugën Dobrunë-Blinisht në kufirin

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan se kjo rrugë afron më shumë Shqipërinë me Kosovën.

"Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë", shkruan Rama. 

Fshati Dobrunë, i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH