Lajmi i vdekjes së ish-deputetit Bert Bogdani tronditi publikun, familjen, miq e kolegë.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, pas një arresti kardiak që pësoi në një konferencë.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.
"Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.
Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar.", tha në një lidhje live Tritan Shehu.
Më herët reaguan për humbjen e Bogdanit dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali.