Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orë 14.00 në Tiranë drejuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e Bashkive.
Burime për mediet bëjnë me dije se ky takim do të bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet paralamentare të 2025-ës.
Ky takim i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të jetë tërësisht organizativ e porosidhës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.