Politikë

Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE të gjejë rrugë të reja të na ndihmojë! Të lëmë pas çdo konflikt në rajon

Shkruar nga Liberale

Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE të gjejë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij kreu i qeverisë bëri thirrje që vendet e rajonit t’i lënë pas problemet e së shkuarës e të shohin para, teksa kujtoi nisjen e Procesit të Berlinit.

“Falenderues për presidenten e KE-së, për Varhelyi për gadishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, lidhur me arsyen se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë.

Është e qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej një dekade për një të ardhme të përbashkët por na sfidon për të dëshmuar për gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian.

Mundësitë mund të merren ose humben, ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, hezitim, apo kufizime apo shtrëngime por që të përfitojmë nga kjo mundësi”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH