Politikë

Rama në Athinë: S'kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm, por me të zotët e barabartë të shtëpisë!

Shkruar nga Liberale
Rama në Athinë: S'kam ardhur të takohem me

Kryeministri Edi Rama falënderoi shqiptarët për pritjen që i bënë në Greqi.

Në fjalën e tij Rama falënderoi emigrantët shqiptarë, ndërsa drejtuesi i atyre tha se janë bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut në këtë pjesë të Europës.

Mes të tjerash, Rama nuk la pa kujtuar edhe kritikat e shumta që ka marrë lidhur më këtë aktivitet të zhvillur në Athinë. Ai shtoi se qëllimi i kësaj vizite nuk është takimi me ‘shërbëtorët’ e dikurshëm, por të çmallet me të zotët e barabartë të shtëpisë.

"Mirëse ju gjen në shtëpinë tuaj të dytë. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Entuziazmi jua më përul. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës’, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH