Politikë

Rama mbledhje me deputetët socialistë më 13 shtator në Elbasan, ja cilat janë tri pikat kryesore të takimit informal

Shkruar nga Liberale

Rama mbledhje me deputetët socialistë më 13 shtator në

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal me deputetët socialistë ditën e premte (13 shtator) në qytetin e Elbasanit.

Bëhet e ditur se kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi u ka bërë me dije deputetëve në mbledhjen e sotme, se në qendër të takimit të tyre me Ramën do të jenë 3 pika kryesore: komunikimi i deputetëve me qytetarët, puna e tyre në komisionet parlamentare; dhe çështjet e integrimit.

“Përveç seancës të së enjtes dhe punës në Komisionet Parlamentare , Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi u ka bërë me dije deputetëve se do të mblidhen të premten në një retreat në Elbasan për të diskutuar mbi punë n e tyre, sjelljen në komisionet parlamentare, qasjen ndaj ligjeve të propozuara, komunikimin me votuesit dhe elektoratin e tyre do jenë në qendër të vëmendjes”.

Janë ndërtuar 3 shtylla mbi të cilat do zhvillohet ky komunikim: përmes rrjeteve sociale; puna e deputetëve në komisionet parlamentare dhe çështjet e integrimit”, tha gazetarja.

Takimi informal i Kryeministrit Edi Rama me deputetët do të jetë i ngjashëm me atë që kreu i qeverisë zhvilloi në Dajt me kabinetin qeveritar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH