Pas analizës pritet të emërohen drejtuesit politikë të qarqeve, që sipas planit të PS-së, do të përgatisin terrenin për zgjedhjet e vitit 2025. Flitet se nuk do të mungojnë surprizat. Pas marrjes së detyrës së Kuvendit, atë të kryeparlamentares, Elisa Spiropali pritet ti besohet një qark tjetër. Po ashtu priten ndryshime në mbi gjysmën e qarqeve. A do ti besohet Belina Ballakut Tirana si një sfidë për Erion Veliajn? Kjo pritet të mësohet pas analizës së 1 shtatorit.
Ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë nga qeveria do të mblidhen në 1 shtator në Tiranë, për të parashtruar para kryeministrit Edi Rama, përmbushjen e objektivave qeverisës, por edhe të detyrave specifike të ngarkuara më herët nga kreu i qeverisë.
Rezultatet e arritura nga secili prej sektorëve do të jetë përcaktues për vijimin e ushtrimit të përgjegjësive publike.
Kryeministri Rama, në mandatin e 3-të qeverisës, synon që politikat dhe reformat ti sigurojnë edhe mandatin e 4-et.
Kjo është tashmë një praktikë e konsoliduar e kryeministrit Rama, që i shërben jo vetëm për të parë sy më sy dhe për të analizuar çdo sektor të qeverisjes, por edhe për të zgjidhur problematikat që për arsye të ndryshme nuk kanë dhënë zgjidhje për qytetarët.
Kuntojmë se dy herë në vit e zhvillon këtë analizë kryeministri Edi Rama. I fundit ishte takimi që u mbajt më 9 mars, ku morën pjese edhe te zgjedhurit lokalë.
Analiza ndahet në disa shtylla kryesore përfshirë: reformat e integrimit, politikën e jashtme, mirëqeverisjen, rendin dhe sigurinë, politikën e jashtme dhe padyshim edhe investimet publike.