Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Himarë për dy ditë me radhë.
Ky takim do mbahet në datat 28-29 Gusht dhe në të do marrin pjesë përveç ministrave, edhe kryebashkiakët e vendit.
Burime për mediet bëjnë me dije se në mbledhje do të flitet për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sesionit parlamentar.
Flitet se mbledhja mund të mbahet në godinën e Bashkisë së Himarës në sallën e rinovuar, por nuk përjashtohet dhe mundësia e mbajtjes së mbledhjes në një prej hoteleve apo resorteve në zonë.
Theksojmë se mbledhja vjen pak ditë pasi Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme, duke marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës.