Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste. Bëhet me dije se Asambleja do të mblidhet në datën 8 Shtator, në qytetin e Durrësit.
Pritet që në këtë takim, të zgjidhet kryesia e re e PS dhe sekretariati.
Kujtojmë se më datën 28 Korrik, kryeminstri mblodhi Kongresin e PS, ku dhe propozoi e më pas u miratuan ndryshime të rëndësishme në kabinetin e qeverisë.
Asambleja e re ka rreth 350 anëtarë, ndërsa Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre me votën e secilit anëtar, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe lokal.