Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 10:30 me orën lokale në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik.
Kreu i qeverisë shqiptare ka zbritur nga makina dhe pasi është takuar me disa persona që ndodheshin jashtë ambienteve, është drejtuar për në sallën ku pritet të nisë takimi në orën 11:00 me orën lokale.
Në sallë ai është pritur me këngë e valle popullore, nga grupi i valltarëve i veshur kuqezi, mes tyre edhe vogëlushë shqiptarë.