Politikë

Rama jep lajmin: Donald TRUMP do të vizitojë Tiranën në këtë kohë...

Shkruar nga Liberale
Rama jep lajmin: Donald TRUMP do të vizitojë Tiranën në

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s që parashikohet të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë theksoi se Presidenti i SHBA dhe liderët e tjerë botërorë do të jenë të pranishëm në Tiranë, duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Akoma më e pamendueshme, deri disa vite më parë, ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria, në aleancë me Bashkinë e Tiranës, të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e Presidentit të SHBA-së dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë,” u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH