Politikë

Rama flet për mediat italiane, ja cilin kandidat po mbështet në zgjedhjet e SHBA-së

Shkruar nga Liberale

Rama flet për mediat italiane, ja cilin kandidat po mbështet në

“Europa duhet të ketë plan të qartë strategjik për emigrantët” thotë kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën “Italiane Il Giornale”, teksa shton se mezi pret që ato të mbarojnë.

Ndryshe nga 8 vite më parë kur u rreshtua në krah të demokratëve amerikanë, në këto zgjedhje kryeministri Edi Rama shprehet se nuk mbështet asnjë nga kandidatët.

“Unë nuk jam duke mbështetur askënd, por duke ditur se ajo fushatë elektorale e pafund dhe shumë përçarëse do të përfundojë më në fund, më ndihmon të marr frymë më lehtë.”

Intervista kishte në fokus marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, për të cilën kryeministri thotë se nuk ka dijeni si do të vijojne operacionet, pas vendimeve të disa gjykatave kundër akteve të qeverisë Meloni, pasi kjo është një çështje që i përket terësisht palës italiane.

“Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në ekzekutimin e marrëveshjes, përveç asaj të dhënies së disponueshmërisë totale nëpërmjet koncesionit të juridiksionit italian në territorin e dy qendrave”.

I përgjigjet shumë shkurt pyetjes nëse është momenti i duhur për të sjellë emigrantë të tjerë në një kohë kur gjykatat italiane i cilësuan jo të sigurta vendet nga vijnë azilkërkuesit dhe nuk pranon të komentojë as qëndrimet e kundërshtarëve politike të kryeministres Meloni.

“Nuk e di. Nuk mund të guxoj të gjykoj për punët e brendshme të një shteti sovran dhe demokratik si Italia, ku ndarja e pushteteve kushtetuese është e përcaktuar mirë jo vetëm në letër, por edhe në realitetin e punës së institucioneve. Nuk më takon mua të komentoj punën e institucioneve të drejtësisë në Itali”.

Por teksa flet për rezultatet statistikore që kanë prodhuar përpjekjet e Melonit për të luftuar emigracionin e paligjshëm, thotë zgjidhja e këtij problemi duhet të vijë përmes një plani të qartë strategjik të Europës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH