Politikë

Rama entuziast pas marrëveshjes Çuçi-Bardhi: PS, parti e madhe!

Shkruar nga Liberale

Rama entuziast pas marrëveshjes Çuçi-Bardhi: PS, parti e

E teksa në Tiranë politika sot ziente nga marrëveshja mes Bledi Çuçit dhe Gazmend Bardhit, nga Berati kryeministri Edi Rama nuk e fshehu entuziazmin.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten një takim me organizatat socialiste në Berat, në vijim të fushatës për anëtarësime të reja, në kuadër të procesit të rienergjizimit të PS-së.
Sipas tij, në 2023-shin, Berati ka kaluar pragun e 800 mijë turistëve dhe kjo është një shifër që askush nuk do ta imagjinonte dot.

Rama vuri në dukje se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re nga pikëpamja e jetës së vet si shtet, sepse ka hyrë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian që quhen ndryshe negociata, nuk janë negociata si mes dy palëve që bëjnë biznes apo dy palëve që duan të merren vesh për një çështje të natyrës politike.

Rama theksoi se ato janë negociata që e kanë të përcaktuar rolin e palëve.

“Bashkimi Evropian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash “jo, dua të bëj këto të tria, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj”, sepse ndryshe nuk anëtarësohesh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Evropian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një pjesë të aktorëve që përbëjnë sistemin e Shqipërisë. Është qeveria, është Parlamenti, është gjyqësori, por edhe këto të tria bashkë nuk janë e gjitha sepse është sektori publik, por është edhe sektori privat dhe procesi i anëtarësimit ka detyrime të rënda edhe për sektorin privat, për bizneset, për cilësinë, për teknologjinë, për certifikimet, standardet, garancitë. Të gjitha këto kërkojnë lidership, të gjitha këto kërkojnë fuqi e të gjitha këto kërkojnë mbështetje, si shprehje e vetëdijes së shumicës dërrmuese të popullit që po, këto gjëra duhen bërë”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri Rama theksoi se ne sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi pasur kurrë.

Sipas tij, edhe ky pozicion ndërkombëtar duhet konsoliduar dhe nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i Shqipërisë, profil i konsoliduar i Shqipërisë.

“Për këto e arsye, ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Kur them ne, them ne socialistët. Ne, Partia Socialiste. Ne jemi këtu për të bërë ç’mos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar”, u shpreh ai. 

Rama: Parti e madhe kjo, ka edhe trinjakë

Rama entuziast pas marrëveshjes Çuçi-Bardhi: PS, parti e


Rama gjatë takimit me organizatat sociali
ste në Berat ka takuar edhe tre të rinj trinjakë, të cilët morën kartat e anëtarësisë në Partinë Socialiste.

“Parti e madhe kjo, ka edhe trinjakë”, shkruajti Rama në rrjetete sociale, ndërsa publikoi foton me tre djemtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH