Politikë

Rama: E ardhmja e vetmja hapësirë ku mund të gjejmë më shumë arsye për t’u bërë bashkë

Shkruar nga Liberale

Rama: E ardhmja e vetmja hapësirë ku mund të gjejmë më

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.

Kreu i qeverisë në fund të fjalës së tij dhe edhe një mesazh se vendet duhet të shohin nga e ardhmja dhe jo e shkuara. Rama tha se e ardhmja është e vetmja hapësirë ku vendet do të gjejnë shumë arsye për t’u bërë bashkë, pasi e shkuara sjell vetëm ndasi.

“Ne duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo që është shqetësuese është se ardhmja jonë po përkufizimi nga e shkuara. Dhe e shkuara po përdoret si pikë reference, si burim frymëzimi, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen.

Duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën, e ardhmja duhet të jetë burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do vendosë se cila është e shkuara për ne.

E ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për tu bërë bashkë, ndërkohë që e shkuara vazhdon të jetë një vend, një hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithnjë e më shumë arsye për të pasur ndasi me njëri-tjetrin, për të luftuar”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH