Politikë

Rama deklaratë në Bruksel: Synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë, për të përshpejtuar anëtarësimin në BE

Shkruar nga Liberale

Rama deklaratë në Bruksel:  Synimi është të

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, foli për hapat e mëtejshëm drejt BE-së.

Gjithashtu kryministri Rama u shpreh se do të krijohet një Komitet i Përbashkët Konsultativ.

“Procesi i integrimit në BE nuk i përket vetëm qeverisë por të gjithë qytetarëve. Dhe un jam shumë i emocionuar për mbështetjen që ka dhënë Ropke dhe ekipi i tij dhe kjo na jep mundësinë që t’i tregojmë qytetarëve tanë se sa e rëndësishme është që rruga drejt BE është një rrugë ku duhet përfshirë gjithë shoqëria jo vetëm disa aktorë. Ne presim që me këtë përfshirje dhe konsultimeve do të shohim që do të jetë një situatë më thelbësore dhe ndërveprimi brenda shoqërisë do të jetë më i rëndësishëm. Synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë që të tregojmë se jemi të gatshme për të përshpejtuar anëtarësimin në BE”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH