Politikë

Rama bëhet pjesë e të Dielës Shqiptare/ Këtë herë për të luajtur

Shkruar nga Liberale

Rama bëhet pjesë e të Dielës Shqiptare/ Këtë

Mbrëmja e 31 dhjetorit në Tv Klan vjen me një super spektakël nga “E Diela Shqiptare”. Programi i dashur i së dielës zhvendosi orarin e zakonshëm për të dhuruar një mbrëmje të mbushur me gjallëri, të qeshura dhe energji për t’i dhënë kuptim festës, për të pritur me të gjithë shqiptarët ndërrimin e viteve.

Rubrika e parë e mbrëmjes është loja “Të Panjohurit”, por siç është bërë tashmë traditë për fundvit, këtë herë janë të famshmit ata që do të vendosen në podiumet e tyre.

Konkurrenti? Nuk do jua kishte marrë mendja se do e shihnit të garonte në një kuic, por për këtë arsye “E Diela Shqiptare” është programi i surprizave. Lojtari që do të sfidohet në këtë mbrëmje të veçantë, është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!

Ardit Gjebrea: Së pari do të të doja të të falenderoj shumë për pranimin e ftesës dhe që sonte do të jemi bashkë në këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë!

Edi Rama: Shumë faleminderit për ftesën! Shpresoj të mos pendohem.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH