Politikë

Rama batuta për Greqinë në Konferencën e Mynihut: Kur them kafe turke mos u keqkuptoni

Shkruar nga Liberale

Rama batuta për Greqinë në Konferencën e Mynihut: Kur them


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për Konferencën e Sigurisë, teksa ka takuar edhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. “Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Ky postim është shoqëruar edhe me disa foto ku shihet se pasi janë takuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

Rama foli më pas edhe në Konferencën e Mynihut, ku lëshoi batuta karshi grekëve.

“Së pari më duhet të them po kërkoni ekspresin e pamundur këtu në Gjermani do ta akzbatoj këtë ekspres në fakt këtu më shumë se sa ekspres është kafe turke. Kafja përbëhet nga uji që do të thotë se çdo gjë do të jetë në rregull. Shpresoj që tashmë të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, e ishim në çift. Duke qenë se përzjerja e këtij uji me kafen, për tu bërë gati, është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është pikë së pari rezultat i BE-së që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve.

Ç’ka nënkupton të lejojë vendet anëtare të përdorin vendet e tyre në tryezën e Bashkimit Europan si një levë kundër fqinjëve Pastaj pasojat vijnë nga vetë këta vende. Ky në fakt është flaka që ndez më shumë nacionalzimin, gjepurat. Jemi në këto kohë ku nacionalizmi dhe këto gjepura mund t’ia dalin me sukses. Ne e dashurojmë Greqinë, nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grek. Ne duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na vini dot në konflikt me Greqinë. Kur thash kafe turke thash se ka turq në Gjermani. Kështu që ju them miqve të mi grek që mos e keqkuptoni kafen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH