Politikë

Rakipllari: Rama ka një garanci që nuk hetohet vetë nga Prokuroria e Posaçme

Shkruar nga Liberale

Rakipllari: Rama ka një garanci që nuk hetohet vetë nga

Drejtori i përgjithshëm i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari dhe Drejtori i Institutit Liberal "Pashko", Ervis Iljazajt, treguan këndvështrimet e tyre për SPAK.

Ky i fundit tha se është e gabuar pretendimi se SPAK është i pavarur, ndërkohë që Rakipllari deklaroi se Rama ka një garanci që nuk hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Iljazaj: Në qoftë se ju mendoni se SPAK është i pavarur dhe i thoni njëkohësisht, është shumë e gabuar. Në qoftë se ne e konsiderojmë të pavarur SPAK në qoftë se heton në të njëjtën kohë Berishën, Veliajn, e të tjerë.

Rakipllari: Ka një problem, tani hetimet që sot, çfarë po bën SPAK-u, ka dy elementë shumë të mëdha. Të gjitha sondazhet që bëhen sot SPAK ka një nivel të lartë besueshmërie dhe mbështetje.
Iljazaj: Nuk është as elektorale.

Rakipllari: Maxhoranca nuk ka çfarë ti bëjë dhe e dyta nuk mund t’i dalin kundër qytetarëve që do të shkojnë të votojnë nesër. Maxhoranca ka edhe një avantazh të tjerë, Rama duket që ka një garanci që nuk hetohet vetë. Ai ka garancinë e vetës së tij. E fundit opozita ka problem. Në cilin vend demokratik kryetar i opozitës ka 34 vjet.

Iljazaj: Është vota.

Rakipllari: Vendet demokratike ti e di shumë mirë që kanë qarkullimin e elitave këtu nuk ka. Ka ndodhur vetëm në PS. Kjo është e gjithë historia. Çfarë faji ka qeveria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH