Partia socialsite ka zhvilluar këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Mësohet se gjatë këtij takimi u diskutuan çështje që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.
Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohë.