Politikë

PROTAGONISTI I DITËS: Blendi Gonxhe, ministri i ri reformist i qeverisë “Rama”

Shkruar nga Liberale

PROTAGONISTI I DITËS: Blendi Gonxhe, ministri i ri reformist i
Pas 33 viteve karrierë politike si një ndër studentët e Dhjetorit ‘90 dhe pas 5 vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe emërohet ministër për herë të parë. Kush është Blendi Gonxhe, i cili pas propozimit të sotëm të kryeministrit Rama dhe me dekretimin e Presidentit Begaj pret të veshë kostumin e ministrit dhe cili është qëllimi i krijimit të një ministrie të re, vendim që erdhi si një ndryshim i papritur në ditët e para të vitit 2024?

Kryeministri Edi Rama vendosi sot të krijojë një ministri të re ku bashkohen fushat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në këtë mënyrë, ikën nga qeveria, Elva Margariti, e cila ishte ministre e Kulturës që nga viti 2019 dhe bëhet pjesë e kabinetit më të ri qeveritar, Blendi Gonxhe.

PROTAGONISTI I DITËS: Blendi Gonxhe, ministri i ri reformist i

Teksa kryeministri Edi Rama po i jep përparësi ekonomisë kreative, e cila po luan rol të rëndësishëm në Europë, madje zë sot 36 për qind e GDP-së Anglisë, për të çuar përpara projektin politik, qeverisë së drejtuar prej tij i duhej shtuar një ministri e orientuar nga një reformist me përvojë.

Dhe kush tjetër do të mund ta drejtonte më mirë se Blendi Gonxhe një ministri e ngritur dhe e konceptuar sipas një vizioni të ri nga ana e kryeministrit Rama. Blendi Gonxhe mbetet një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe miqtë më të vjetër të kryeministrit Rama, që nga koha e studimeve te Artet e Bukura.
“Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial” - tha Rama lidhur me mdryshimin e papritur në qeveri.

Kush është ministri më i ri i kabinetit Rama?

Blendi Gonxhe ka lindur në Tiranë, më 15 Qershor 1970. Në vitin 1989, ai kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe në vitin 1993, u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve.

Si një ndër zërat më të spikatur rinor, Blendi Gonxhja ishte ndër protagonistët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci që shpejtoi fundin e regjimit më të egër komunist të Lindjes në Dhjetor 1990 dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare, të erës postdiktatoriale. Në vitin 1991, udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës.

Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhja ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare si: Federata e Rinisë, Këshilli Studentor, Fondacioni Zvicerian në Ndihmë të Shkollave, si dhe ka mbajtur role kryesore në Forumin për Demokraci dhe Aleancën Demokratike. Një angazhim i rëndësishëm ishte edhe roli si Koordinator Kulturor i të parit grup të Korpusit të Paqes së SHBA në Shqipëri.

PROTAGONISTI I DITËS: Blendi Gonxhe, ministri i ri reformist i

Në vitet e para të demokracisë Gonxhe u bë pjesë Aleancës Demokratike, dhe e opozitës së asaj kohe. Në Korrik 1996, Blendi Gonxhja dëshmoi përpara Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Dëgjesën për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri” gjatë Kongresit Amerikan. Po atë vit, iu akordua Bursa “Fullbright” në Fakultetin e Studimeve Europiano-Lindore, Universiteti i Miçiganit (SHBA).

Në vitin 1998, Blendi Gonxhja u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama.

Në vitin 2000, Gonxhe u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas impenjimit si Këshilltar i Fondacionit “Rothschild” dhe “Packard” në 2003, iu dedikua aktivitetit si një sipërmarrës në fushën e shërbimeve të lidhura me transportin për pasagjerë dhe automjetet në Greqi dhe Shqipëri, duke mbajtur edhe një profil publik aktiv ndër vite.
Nga Gushti 2015, Blendi Gonxhe iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit. Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë.
Nga Nëntori 2018, Blendi Gonxhja u emërua nga Kryeministri Edi Rama për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

PROTAGONISTI I DITËS: Blendi Gonxhe, ministri i ri reformist i

Më 8 janar 2024, Blendi Gonxhe emërohet Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Emërimi i tij do të thotë se Ekonomia shkëputet nga Financat, ndërsa ndryshimin kreu i qeverisë e motivoi me faktin se “kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH