Politikë

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!” - Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Shkruar nga Liberale

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!” - Lulzim Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend për shkëmbimin e pronave publike.


Basha bëri një paralelizëm mes ligjit të djeshëm dhe inceneratorëve, në lidhje me pasojat që do të ketë në shpërdorimin e taksave të qytetarëve.

“Akt i rëndë i formalizuar dje në Kuvend për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mirëkonsoliduar të qeverisë me mafian e pronave dhe investitorët strategjik, një grup oligarkës shqiptarë.
Është e njëjta skemë si inceneratorët. Është vjedhje me ligj.

Çfarë mbeti nga ligji për investimet i kalon kësaj skeme. Ndarja e pronave publike mes një grupi oligarkësh dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë.

Kjo maskohet me interesin publik por nuk ka asnjë lidhje me të.Departamenti Anti-korrupsion në PD e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do të ndjekë.
Miratimi i djeshëm, njëlloj si i Amnistisë, nxjerr zbuluar se Rama dhe qeveria nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë që nuk është e korruptusar. Vijojnë edhe në muajt e fundit të mandatit të tjetërsojnë pasuritë publike”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH