Politikë

Privatizimi i fabrikës "Buka", shtyhet seanca për Arben Ahmetajn

Shkruar nga Liberale

Privatizimi i fabrikës "Buka", shtyhet seanca për Arben

Shtyhet seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajt në lidhje me privatizimin e fabrikës 'Buka'. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës është caktuar me 16 Shkurt 2024.

Kujtojmë se më 7 Dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-zëvendës kryeministrit.

Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra, teksa ish-numri dy i qeverisë ndodhet prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit, si dhe pasurinë e pajustifikuar.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, edhe përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave. Por vetëm këtij të fundit i është komunikuar akuza përmes avokatit mbrojtës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH